Mahrez prezantohet te Al Ahly

Zyrtare/ Manchester City shet Riyad Mahrez në Arabinë Saudite

28 Korrik 2023, 13:54| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 13:55

  • Share

Arabia Saudite - Al Ahli ka njoftuar këtë të premte nënshkrimin me anësorin algjerian Riyad Mahrez, i cili i jep fund lidhjes me Manchester Cityn pas disa vitesh. Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, klubi saudit ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të lojtarit 32-vjeçar, i cili ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027.

Lidhur me shumën e operacionit, asnjë nga klubet nuk zbuloi detaje, por shtypi ndërkombëtar tregon se marrëveshja është bërë për rreth 35 milionë euro. Mahrez përfundon kështu një lidhje pesë vjeçare me Manchester City, ku bëri 236 paraqitje dhe shënoi 78 gola e 56 asistime, duke ndihmuar për të fituar një Champions League, katër Premier League, dy Kupa FA, një Superkupë dhe tre Kupa të Ligës Angleze.

Ai i bashkohet shumë lojtarëve që kanë zgjedhur të kalojnë në Arabinë Saudite dhe do të përfaqësojë Al-Ahli, të cilët gjithashtu kanë firmosur me Edouard Mendy dhe brazilianin Roberto Firmino.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?