Ruben Amorim

Zyrtare/ Manchester United prezanton trajnerin e ri, ul në stol Ruben Amorim

1 Nëntor, 13:10| Përditesimi: 1 Nëntor, 13:21

  • Share

Manchester United në Premier League ka gjetur pasardhësin e Erik ten Hag, duke prezantuar si trajner të ri 39-vjeçarin Ruben Amorim i cili vjen nga Sportingu i Lisbonës.

Amorim do të jetë pjesë e United deri në qershor 2027 me një opsion për një vit shtesë. Trajneri do t'i bashkohet Manchester United të hënën më 11 nëntor, pasi të ketë përmbushur detyrimet ndaj Sporting Lisbone, duke i drejtuar edhe në Champions League kundër Man. City.

Ruben është një nga trajnerët e rinj më të vlerësuar në futbollin evropian. Nën drejtimin e tij Sporting fitoi dy herë kampionatin në Portugali, njëri prej të cilëve pas 19 vitesh "shterpësie".

Ruud van Nistelrooy do të vazhdojë të jetë nën drejtimin e ekipit derisa Ruben të bashkohet me klubin.

'Evolucioni' i stolit të United 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?