Marcus Rashford është zyrtarisht lojtari më i ri i Barcelonës. Klubi katalanas dhe Manchester United kanë konfirmuar marrëveshjen për huazimin e sulmuesit anglez për sezonin 2025-26, me të drejtë blerjeje në fund të edicionit.
27-vjeçari i cili kaloi gjysmën e sezonit të kaluar në formë huazimi te Aston Villa duke realizuar 10 gola në 17 paraqitje, tashmë do të veshë fanellën e Barçës, me 'SkySports' që raporton se Barcelona do të mbulojë plotësisht pagën e lojtarit, ndërsa ka siguruar një klauzolë blerjeje prej 30 milionë eurosh.
Rashford largohet nga Manchester United pas një karriere të gjatë në “Old Trafford”, ku debutoi si adoleshent dhe realizoi 138 gola në 426 ndeshje, duke fituar pesë trofe me klubin ku u formua si futbollist.
Fanella me numrin 14 është e rezervuar për sulmuesin anglez në 'Camp Nou', ndërsa pritet që Rashford të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit për fazën përgatitore dhe ndeshjet e para të sezonit të ri në La Liga.
Marcus Rashford prezantohet te Barcelona
Komente
