Mario Mitaj është mbrojtësi më i ri i Al Ittihad në Arabinë Saudite, duke përfituar tre milionë euro në sezon. Djaloshi 21-vjeçar i Kombëtares do jetë shok skuadre me Benzema e Kante, duke u prezantuar edhe zyrtarisht.
Mitaj u transferua në Arabinë Saudite nga skuadra e Lokomotivës së Moskës. Ai do të përfitojë një pagë vjetore prej tre milionë eurosh, ndërsa Al Ittihad do të paguajë 1.2 milionë euro për huazimin e tij.
Nëse vendosin ta transferojnë plotësisht në fund të edicionit, Al Ittihad do të paguajë pesë milionë euro të tjera. Mitaj e filloi karrierën te AEK-u i Athinës dhe ka treguar performancë të shkëlqyer edhe me Lokomotivën e Moskës, duke regjistruar dy asistime në katër ndeshjet e edicionit aktual.
Mario Mitaj,lojtari më i mirë i kombëtares. Për mendimin tim,100% i saktë,efektiv e produktiv. Deri tani nuk kam vënë re asnjë gabim. (Më sjellë në mendje;të madhin,perfektin e kombetares shqiptare,Astrit Hafizi!) Shumë suksese,Marios!
Përgjigju