Zyrtare/ Marrin fund spekulimet, Muçi largohet nga Tirana për t’u transferuar në Poloni

21 Shkurt 2021, 12:40| Përditesimi: 21 Shkurt 2021, 12:41

  • Share

Ernest Muçi nuk do të jetë më lojtari i klubit të Tiranës. Bardheblutë kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshjen me polakët e Legias së Varshavës për 19-vjeçarin, i cili prej një viti shkëlqen në Superligë. Tirana nuk bën me dije detaje nga marrëveshja, por dje mediat polake shkruanin për 500 mijë euro plus 10% të kartonit të futbollistit, në rast se shitet në të ardhmen. Sakaq kërkesa e Tiranës më herët ka qenë për 1 milionë euro.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Ernest Muci, arrihet marrëveshja me klubin Europian Legia Warsaw!

Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Legia Ëarsaë për lojtarin Ernest Muci. Klubi Polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjëherë zyrtarizoi një ofertë për ta patur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi.

Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e saj tregoi sërish se është një makineri talentesh dhe trampolina më e mirë drejt suksesit. Talenti bardheblu 20 vjecar luajti ditën e djeshme ndeshjen e tij të fundit me fanellën tonë. Nga dita e sotme, lojtari i KF Tirana është I lirë pas marrëveshjes së firmosur mes palëve.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?