Marvin Çuni është zyrtarisht futbollist i Sampdorias, duke u rikthyer kështu në futbollin italian pas eksperiencës së mëparshme në Serie A me Frosinonen. Sulmuesi shqiptar ka firmosur me klubin nga Genoa deri më 30 qershor 2029, ndërsa fillimisht vjen në formë huazimi nga Rubin Kazan, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Sampdoria përmes një komunikate zyrtare, ku theksohet se Çuni do të jetë pjesë e projektit për ngjitjen e skuadrës në elitën e futbollit italian.
Çuni ka lindur më 10 korrik 2001 në Freising të Gjermanisë dhe është formuar në akademinë e Bayern Munich. Gjatë karrierës së tij ka luajtur në nivele të ndryshme të futbollit gjerman me skuadra si Sonnenhof Großaspach, Paderborn dhe Saarbrücken. Kulmin e arriti me debutimin në Serie A te Frosinone, përpara se të transferohej te Rubin Kazan në Rusi, ku regjistroi 10 paraqitje.
Në aspektin ndërkombëtar, Çuni ka qenë pjesë e Shqipërisë U-19, ndërsa më 14 tetor 2023 bëri debutimin e tij me ekipin A në miqësoren ndaj Bullgarisë, ku Shqipëria fitoi 2-0.
Benvenuto in blucerchiato Marvin. ??#ForzaDoria ?⚪?⚫⚪? pic.twitter.com/YlO4tqbJan
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) August 1, 2025
Komente
