Zyrtare/ Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, arrestohet në Itali njëri prej autorëve, Elmilind Dyli! Ishte në kërkim ndërkombëtar, do ekstradohet në Tiranë

11 Qershor 2023, 11:10| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 13:42

  • Share

ITALI- Elmilind Dyli, një prej autorëve të masakrës së Velipojës në vitin 2021, ku mbetën të vrarë 4 persona pas një sherri për shezlongët, është arrestuar në Itali. Lajmi u raportua një ditë më parë nga mediat italiane, ndërsa sot konfirmohet zyrtarisht edhe nga Policia e Shtetit.

Dyli ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa do të nisin edhe procedurat e ekstradimit për në Tiranë. Elmilind Dyli, mbeti i plagosur në atë masakër dhe akuzohet se është njëri prej autorëve. Aso kohe Dyli ishte 17 vjeç.

Autoritetet italiane e kanë kryer urdhërarrestin më 9 qershor.  Dyli fshihej në zonën e Riminit në Itali, ndërsa jetonte atje së bashku me anëtarë të tjerë të familjes. Autoritetet italiane kanë dhënë masën e arrestit të përkohshëm derisa të kryhet ekstradimi drejt vendit tonë.

Masakra e Velipojës
Katër persona mbetën të vrarë ndërsa dy të tjerë u plagosën pas një konflikti me armë që u shënua në orën 00:30 minuta të 27 qershorit 2021 përpara hotel Gocajt.  Shkak i konfliktit me armë ishte ndarja e pronësisë mbi sipërfaqet me rërë ku vendosen shezllonët. Elmidin Dyli ka qenë 17 vjeç në atë kohë kur ndodhi masakra. 

Viktimat
Kujtim Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut, 59 vjeç
Musaen Zeneli, 20 vjeç kamarier. 
Edmond Gocaj,  38 vjeç 
Xhovani Gocaj 25 vjeç
Gocajt janë vellezer, djemtë e pronarit të hotelit Gocaj para të cilit ndodhi masakra

Të plagosurit
Elmidin Dyli 17 vjeç
Hasan Ferracaku 54 vjeç, vëllai i Kujtim Verracakut.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?