Medon Berisha

Zyrtare/ Medon Berisha rinovon me Leccen deri në vitin 2028, shihet si e ardhmja e Shqipërisë

18 Tetor, 10:57| Përditesimi: 18 Tetor, 11:00

  • Share

Lecce në Serie A planifikon të ardhmen e sigurt, duke rinovuar me dy "xhevahirët" e ekipit; një mes tyre edhe mesfushori i Kombëtares, Medon Berisha.

Përmes një shënimi, Lecce tregon zgjatjen e marrëdhënies kontraktuale të mesfushorit të lindur në vitin 2003 Medon Berisha deri më 30 qershor 2028. Njëkohësisht, klubi njofton se ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor 2029 me mbrojtësin danez Patrick Dorgu, i lindur në vitin 2004.

Medon Berisha

Klubi italian beson tek aftësitë e 20-vjeçarit, prandaj ka vendosur ta shpërblejë duke i rinovuar kontratën.

“Lecce njofton se ka zgjatur kontratën me futbollistin Medon Berisha deri më 30 qershor 2028”, shkruhet në njoftimin e klubit puliez.

Pasi spikati në akademinë e klubit, Berisha ka dy sezone që është pjesë e skuadrës së parë të Lecces. Mesfushori ka luajtur në 3 ndeshje këtë sezon në kampionatin italian.

Ai ishte një nga lojtarët që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2024, duke u bërë futbollisti më i ri kuqezi që luan në finalet e një kampionati Europian.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?