Vangjel Zguro

ZYRTARE/ Merkato në Kategorinë e Parë, Bylis 'i rrëmben' kapitenin Skënderbeut

14 Janar 2023, 20:41
  • Share

Vangjel Zguro ka lënë Skënderbeun dhe ka firmosur për Bylisin në Kategorinë Superiore. Kapiteni i korçarëve kishte oferta edhe nga SHBA, aty ku ka luajtur më herët me Red Wolves dhe Tulsa, teksa ka pranuar të jetë pjesë e ballshiotëve. Lajmi është konfirmuar nga Bylis, me trajnerin Bellai që do ketë një alternativë më shumë në mbrojtje.

"Vangjel Zguro, një lojtar me shumë eksperiencë në kampionatin tonë është afrimi i parë në këtë merkato te klubi ynë", njofton Bylis. Mëngjarashi 29-vjeçar njihet për grintën dhe lojën e fortë në fushë, teksa Bylis duket se ka bërë një afrim të studiuar.

Pogradecari lë kështu Skënderbeun në Kategorinë e Parë dhe rikthehet të luajë në Superligë. Në karrierën e tij, Zguro në Shqipëri ka luajtur për Pogradecin, Korabin, Luftëtarin, Kmzën, Kukësin dhe Skënderbeun.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?