Sulmuesi i kombëtares Armando Broja

Zyrtare/ Merr fund enigma për Armando Brojën, kalon te klubi i ri në formë huazimi

1 Shkurt, 19:09| Përditesimi: 1 Shkurt, 19:11

  • Share

Armando Broja është larguar nga Chelsea në ditën e fundit të merkatos. Sulmuesi 22-vjeçar është transferuar në formë huazimi te Fulham, po në Premier League për një kosto prej 4 milionë stërlinash. Formula e rënë dakord mes klubeve nënkupton se Broja ka kaluar te Fulham vetëm për të kapur formën pas dëmtimit të rëndë që kaloi, pasi në korrik ai do rikthehet te Chelsea.

Për sulmuesin shqiptar ishte interesuar edhe Uolves, por Fulham shihet si një mundësi më e mirë për të kapur minuta dhe për të arritur kombëtaren në Europianin e Gjermanisë. Më herët edhe Marash Kumbulla ndryshoi skuadër duke kaluar nga Roma për te Sassuolo po në formë huazimi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?