Rafael Leao

Zyrtare/ Merr fund telenovela, Leao rinovon me Milanin! Klauzolë 175 milionë euro

2 Qershor 2023, 16:37| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 16:38

  • Share

Rafael Leao edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Milanin deri më 30 qershor 2028. Portugezi do të ketë një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh dhe do të marrë 7 milionë euro pagë në vit duke përfshirë bonuset e lidhura me performancën.

"Po shkoj me pushime me qetësi shpirtërore. Rinovuam dhe jam i lumtur, kam dashur për ta bërë për këtë prej një kohë të gjatë, le të shpresojmë se do të bëjmë gjëra të mëdha në të ardhmen. Vitin e ardhshëm duam të fitojmë shumë gjëra. Nëse ndryshoj numrin? Le të shohim. 17 është një numër i veçantë për mua...", tha sulmuesi portugez pas firmës.

Në komunikimin pas firmës, te Milan shprehen të lumtur që kanë rinovuar me sulmuesin kryesor të ekipit.

"AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Rafael Alexandre da Conceição Leão ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri më 30 qershor 2028. Që nga bashkimi në verën e vitit 2019, Rafa ka zhvilluar 162 paraqitje, 41 gola dhe 29 asistime për kuqezinjtë dhe u shpall "Lojtari më i mirë në Serie A" sezonin e kaluar. AC Milan dhe Rafael vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku", shkruan Milan. 14 gola dhe 15 asiste ishin bilancet e Leao sezonin që po mbyllet.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?