Jordi Jaku prezantohet te Bologna në Serie A

Sport

Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro

22 Janar, 19:02| Përditesimi: 22 Janar, 19:03

  • Share

ITALI - Jordi Jaku është prezantuar si mesfushori më i ri i Bolognas në Serie A. 18-vjeçari spikati gjatë këtij sezoni dhe klubi italian e bëri të vetin duke paguar 250 mijë euro në arkat e Tiranës.

Djaloshi nga Rrësheni e nisi karrierën me Shënkollin, për të vijuar më pas me Dinamon. 14 muajt e fundit si pjesë e Tiranës kanë bërë që Jaku të "pikaset" nga skautët e Bolognas të cilët i kanë besuar fillimisht aktivizimin me ekipin e të rinjve.

Jaku ka luajtur 15 ndeshje me Kombëtaren U-19 dhe turnetë në Evropë kanë bërë që loja e tij e mirë të shpërblehet. Tetë ndeshje zhvilloi Jaku me Tiranën këtë sezon në Superligë, të cilat mjaftuan si kartëvizitë për të kaluar në klubin e Serie A.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?