Tijjani Reijnders

Sport

Zyrtare/ Milani dhe Reijnders zgjasin ‘martesën’ deri në vitin 2030

4 Mars, 15:20| Përditesimi: 4 Mars, 15:22

  • Share

Milani në Serie A ka bërë zyrtare rinovimin e kontratës me mesfushorin holandez, Tijjani Reijnders, duke e lidhur atë me klubin deri në verën e vitit 2030.

Reijnders, kontrata e të cilit do të skadonte në vitin 2028, përveç rinovimit do të përfitojë edhe rritje të pagës. Mesfushori do të paguhet 3.5 milionë euro në sezon, dyfishi i pagës që merrte më parë.

Ky hap i rëndësishëm i klubit italian vjen si një konfirmim i besimit të plotë në talentin dhe potencialin e Reijnders, i cili ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të skuadrës këtë sezon.

Reijnders mbërriti në Itali në verën e vitit 2023 nga AZ Alkmaar për 20.5 milionë euro dhe ka shpërthyer në planin personal këtë sezon, aq sa vlera e tij është dyfishuar, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane, përfshirë Chelsean, City apo United.

Këtë sezon, Reijnders ka luajtur 40 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 12 gola dhe duke ofruar tre asistime.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?