Mohamed Salah dhe Liverpool do e vijojnë "bashkëjetesën" deri në verën e 2027. Ka qenë klubi i Premier League që ka shuar çdo spekulim duke zyrtarizuar mëngjesin e 11 prillit marrëveshjen e re me egjiptianin. Kontrata e mëngjarashit skadonte këtë verë, teksa me firmën e re ai do jetë pjesë e të kuqve edhe për të paktën dy sezone.
“Sigurisht që jam shumë i emocionuar”, - tha Salah për faqen e klubit të Liverpoolit.
"Ne kemi një ekip të madh tani. Edhe më parë kemi pasur një ekip të madh. Por kam nënshkruar sepse mendoj se kemi një shans për të fituar trofe të tjerë dhe për të shijuar futbollin tim. Është e mrekullueshme, kam kaluar vitet e mia më të mira këtu. Kam luajtur tetë vjet, shpresoj se do të jenë 10.
Duke shijuar jetën time këtu, duke shijuar futbollin tim. Kam pasur vitet më të mira në karrierën time. Unë do të doja t'u them tifozëve, jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu. Kam nënshkruar këtu sepse besoj se mund të fitojmë shumë trofe të mëdhenj së bashku.
Vazhdoni të na mbështesni dhe ne do të japim më të mirën tonë, dhe shpresojmë se në të ardhmen do të fitojmë më shumë trofe", tha Salah.
Prej verës së 2017 Salah është pjesë e Liverpool, i blerë nga Roma për 24 milionë euro. Në këto sezone egjiptiani ka fituar tetë trofe.
The story continues... ? pic.twitter.com/ITVF6gpqAJ
— Liverpool FC (@LFC) April 11, 2025
Komente
