VIP & Spektakël

Zyrtare! Ndahet çifti më i dashur i Hollywood

7 Qershor 2019, 11:42| Përditesimi: 7 Qershor 2019, 11:54

  • Share

Bradley Cooper dhe Irina Shayk filluan lidhjen e tyre në vitin 2015 dhe në nëntorin e vitit 2016 treguan për mediat se do  të bëheshin me fëmijë. Ishte mars i vitit 2017 kur erdhi në jetë vogëlushja e tyre Lea de Seine.

Kohët e fundit çifti u përndoq nga thashetheme për një ndarje të mundshme mes tyre. Zërat u shtuan pas afeksionit që u pa mes Cooper dhe Lady Gagas në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar.

Tashmë sipas revistës People është zyrtare ndarja e çiftit.  Aktori 44 vjeçar, protagonisti i filmit ‘A star is Born’ sëbashku me super modelen ruse  duhet të realizojnë një marrëveshje përsa i përket kujdestarisë së vajzës së tyre 2 vjeçare.

Ata kanë mbajtur gjithmonë larg vëmendjes së medias lidhjen e tyre. Pas suksesit të vitit të shkuar, nga muaji prill aktori Cooper kishte vendosur t’i dedikohej tërësisht familjes. Ndërkohë që ende nuk janë bërë publike motivet e ndarjes së Cooper dhe Shayk. Ata ishin një nga çiftet më të dashur të Hollywood.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?