Gentian Mezani

Sport

Zyrtare/ Nevil Dede dha dorëheqjen, Bylisi prezanton trajnerin e ri

12 Shkurt, 11:12| Përditesimi: 12 Shkurt, 11:32

  • Share

Gentian Mezani do zëvendësojë Nevil Deden në stolin e Bylisit. Dede tre ditë më parë u dorëhoq nga drejtimi i ballshiotëve, kjo pas humbjes 3-0 në Shkodër nga Vllaznia.

45-vjeçari Mezani e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi ka drejtuar Flamurtarin, Laçin dhe Luftëtarin, ndërsa aventurën e fundit e kishte në Kosovë, te Gjilani.

“Pas dorëheqjes së trajnerit Nevil Dede, FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri, Gentjan Mezani. Trajneri Mezani ka eksperiencë në drejtimin e shumë ekipeve tona të Superiores, por edhe në elitën e futbollit kosovar. FK Bylis i uron mirëseardhjen trajnerit të ri Mezani dhe njëkohësisht falënderon Nevil Deden për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë. Puna vazhdon, më të bashkuar se kurrë në realizimin e synimeve tona”, njofton Bylis.

Pas 24 javëve kampionat, Bylis renditet në vendin e shtatë, me 24 pikë të grumbulluara dhe synimi është mbijetesa në elitë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?