Eni Imami është mbrojtësi më i ri i Vorës në Kategorinë e Parë të futbollit. 31-vjeçari vetëm pak ditë më parë u largua nga Flamurtari, me drejtuesit në Vlorë që e larguan me një "sms" pas gjashtë muajve nga firma.
Tanimë mëngjarashi do e vijojë sërish garën në Kategorinë e Parë duke u rikthyer në kryeqytet. Imami ka një karrierë të pasur dhe ka luajtur me klube si Dinamo, Laçi, Teuta, Kukësi, Tirana, Skënderbeu apo edhe Vllaznia.
Duket se me këtë firmë, Vora ka hedhur kandidaturën për të qenë pretendente serioze për ngjitjen në elitën e futbollit në vend. Me 30 pikë, vorakët gjenden në vendin e tretë në renditje, nëntë pikë më pak se Bylisi kryesues dhe gjashtë më pak se AF Elbasani.