Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milanit

Sport

Zyrtare/ Nis epoka e Igli Tares te Milani, kuqezinjtë prezantojnë drejtorin e ri sportiv! Shqiptari: Krenari e madhe

26 Maj, 18:52| Përditesimi: 26 Maj, 20:01

  • Share

ITALI - Igli Tare është zyrtarisht drejtori i ri sportiv i Milanit në Serie A, teksa pasditen e kësaj të hëne (26 maj) klubi kuqezi ka bërë prezantimin e tij. Shqiptari është shprehur krenar për këtë mundësi, teksa mediet në Itali zbulojnë se "Bjondi" do përfitojë 800 mijë euro në vit dhe kontrata e tij është 2-vjeçare me mundësi për rinovimin edhe me një tjetër sezon.

I lindur në Vlorë më 25 korrik 1973, Tare ka përvojë të gjerë në futbollin profesionist italian, duke luajtur për Brescian, Bolognan dhe Lazion. Pasi u tërhoq nga karriera e tij si lojtar, ai e afirmoi veten si një drejtues i profilit të lartë, duke shërbyer si drejtor sportiv i Lazio për më shumë se 15 vjet (2008-2023).

Gjatë qëndrimit të tij në detyrë, ai kontribuoi ndjeshëm në sukseset e Lazios duke përfshirë fitimin e tre titujve të Kupës së Italisë dhe tre Superkupa italiane.

Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare komentoi: "Të bëhesh pjesë e një klubi si Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie e madhe. Falenderoj klubin që më besoi këtë rol. Drejtuesit e njohin vendosmërinë time të fortë dhe dëshirën time për të pasur sukses. Do t'ia kushtoj të gjithë përvojën time shërbimit ndaj këtij klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në ballë të futbollit italian dhe evropian", tha Tare për faqen zyrtare.

Drejtori ekzekutiv i Milan, Giorgio Furlani deklaroi: "Jemi të kënaqur të mirëpresim Igli Tare në familjen kuqezi. Ai është personi i duhur për të filluar rindërtimin tonë; kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me një kuptim të thellë të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë profilin ideal për të mbështetur kapitullin e ardhshëm të klubit, përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv", tha Furlani.

Në njoftimin për mediet Milani u kujdes të tregonte se Tare "do të raportojë drejtpërdrejt te Drejtori Ekzekutiv i Klubit, Giorgio Furlani".

Ora 19:52
Furlani pas emërimit të Igli Tares: Është njeriu i duhur për të nisur një epokë të re te Milani

Pas zyrtarizimit të Igli Tares si drejtori sportiv i Milanit, Shefi Ekzekutiv i kuqezinjve, Giorgio Furlani ka reaguar duke vlerësuar profilin dhe cilësitë e drejtuesit shqiptar.

Në deklaratën e tij, Furlani theksoi se Tare është figura e duhur për të udhëhequr ringritjen sportiv të klubit. "Jemi të kënaqur të mirëpresim Igli Tare në familjen kuqezi. Ai është personi i duhur për të filluar rindërtimin tonë; kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me një kuptim të thellë të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë profilin ideal për të mbështetur kapitullin e ardhshëm të klubit, përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv", tha Furlani.

Ora 19:16
U prezantua si drejtor sportiv, Igli Tare: Milani do kthehet në krye të futbollit italian dhe evropian


Entuziast, falenderues dhe me ide të qarta. Këto ka treguar Igli Tare në fjalët e para pasi u prezantua si drejtori i ri sportiv i Milanit në Serie A.

"Të bëhesh pjesë e një klubi si Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie e madhe. Falenderoj klubin që më besoi këtë rol. Drejtuesit e njohin vendosmërinë time të fortë dhe dëshirën time për të pasur sukses. Do t'ia kushtoj të gjithë përvojën time shërbimit ndaj këtij klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në ballë të futbollit italian dhe evropian", tha Tare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/05/2025 04:39

    Bravo dhe suksese z.Igli Tare! Nuk jam tifoze e Milanit,por tani qe u bete drejtor i tij,uroj qe Milani nen drejtimin tuaj te kete suksese dhe pertej Italise!

    Përgjigju
  • Kulaçi Skelë: 26/05/2025 19:24

    Vlora si gjithmonë në krye. Faleminderit Igli!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?