Saliou Guindo prezantohet te Egnatia

Sport

Zyrtare/ Njohje e vjetër, Egnatia rikthen në Superligës sulmuesin Guindo

23 Janar, 11:15| Përditesimi: 23 Janar, 11:18

  • Share

Saliou Guindo është sulmuesi më i ri i Egnatias në Superligë. Rrogozhinasit kanë prezantuar 28-vjeçarin nga Mali, i cili është njohje e vjetër në elitën e futbollit shqiptar.

"Saliou Guindo afrimi më i fundit i kampionëve. Sulmuesi i njohur për kampionatin shqiptar është afrimi më i fundit i presidentit Demrozi. Pas firmosjes së kontratave, futbollisti i bashkohet ekipit në stërvitje", bën me dije klubi rrogozhinas.

Guindo për herë të parë në Shqipëri erdhi në verën e 2018 për llogari të Skënderbeut dhe më pas luajti edhe te Bylis, ku bëri paraqitje të mira. Gjatë sezonit 2022-23 ai ishte pjesë e Laçit, teksa më pas kaloi në Kuvajt, Izrael dhe Greqi.

Më herët Egnatia ka zyrtarizuar edhe afrimet e Leo Melos, Mario Dajsinanit, Fernandos dhe Eljon Sotës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?