Edi Martini, ish-trajneri i Teutës

Zyrtare/ Pankina të 'nxehta' në Superligë, Edi Martini s'është më trajneri i Teutës

3 Qershor 2023, 12:29| Përditesimi: 3 Qershor 2023, 12:35

  • Share

Teuta dhe Edi Martini kanë mbyllur bashkëpunimin. Trajneri shkodran nuk do jetë më në pankinën e durrsakëve, teksa drejtoi ekipin në 30 ndeshje për sezonin që lamë pas.

"Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me tranjerin Edi Martini. Me këtë rast, KF Teuta falënderon Martinin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen", njofton Teuta.

Kjo ishte eksperienca e katërt e Edi Martinit në stolin e Teutës, me trajnerin që është përfolur për një kalim në Shkodër te Vllaznia. Edhe në sezonin 2009-10, 48-vjeçari e drejtori Vllazninë në 15 ndeshje.

Sezonin që lamë pas., Teuta ia doli të shpëtonte sezonin, me Martinin që u ul në stol më 23 nëntor 2022. Durrsakët e mbyllën Superligën në vendin e gjashtë me 48 pikë. Me Martinin në stol, Teuta fitoi tre trofe. Një kampionat, një Kupë dhe një Superkupë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?