Tedi Malaj në prezantim dhe Abilaliaj

Sport

Zyrtare/ Partizani mendon për të ardhmen, afron lojtarin e Kombëtares

29 Korrik 2023, 14:55| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 14:57

  • Share

Mesfushori me tipare sulmuese, 16-vjeçari Tedi Malaj është lojtari më i ri i Partizanit. Nën prezencën e drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj, të kuqtë njoftojnë se kanë firmosur me talentin e Kombëtares U-17.

"Tedi Malaj vishet i kuq. Mesfushori premtues tashmë do të jetë pjesë e organikës së Partizanit U-19. Malaj njëkohësisht një nga lojtarët kryesorë të ekipit tonë kombëtar U-17 është ndër afrimet më cilësore të kësaj moshe. Lojtari është prezantuar sot zyrtarisht në ambientet e stadiumit 'Arena e Demave'", njofton Partizani.

Djaloshi është produkt i moshave të Internacional Tirana, teksa Partizani e ka afruar dhe do e angazhojë në ekipin U-19. Si ndër më premtuesit në rolin e tij, Malaj shihet si i duhuri për të ardhmen e "Demave". Me Kombëtaren U-17, Malaj ka luajtur pesë ndeshje dhe ka shënuar një gol.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?