Eneo Bitri

ZYRTARE/ Partizani ndërron kapiten, Eneo Bitri firmos në Çeki

22 Janar 2023, 17:21| Përditesimi: 22 Janar 2023, 17:22

  • Share

Eneo Bitri është futbollisti më i ri i Banik Ostravës në elitën e Çekisë. Partizani ka gjetur akordin me çekët dhe beratasi provon për herë të dytë një aventurë jashtë vendit, pas gjashtë muajve që kaloi me Astanën në Kazakistan. Nga kjo lëvizje klubi i kuq pritet të përfitojë 150 mijë euro, teksa 26-vjeçari ka firmosur për një vit e gjysmë me të drejtë rinovimi. 16 ndeshje dhe dy gola shënoi Bitri këtë sezon në Superligë, duke bindur klubin e ri ta afrojë në ekip.

"FK Partizani zyrtarizon transferimin e mbrojtësit Eneo Bitri në klubin çek FC Banik Ostrava. Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanelën e kuqe duke u graduar me meritë edhe kapiteni ynë. Shumë suksese në aventurën tënde të re Eneo Bitri. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani", njofton Partizani.

Veç përvojës me Partizanin, Bitri është pjesë edhe e kombëtares shqiptare të futbollit, ku ka luajtur në tre ndeshje. Bitri mbante shiritin e kapitenit te "Demat", teksa pritet që një tjetër futbollist të marrë këtë përgjegjësi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?