Zoran Zekiç, presidenti Demi dhe drejtori Abilaliaj

ZYRTARE/ Partizani prezanton trajnerin e ri dhe drejtorin sportiv

12 Qershor 2023, 16:49| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 17:01

  • Share

Zoran Zekic do jetë trajneri i ri i Partizanit për sezonin 2023-24. Këtë të hënë, kampionët e Shqipërisë kanë prezantuar trajnerin dhe drejtorin e ri sportiv. Do jetë Arbër Abilaliaj që do mbajë postin e rëndësishëm të merkatos, teksa nën prezencën e presidentit Gazment Demi dyshja u prezantua para skuadrës.

Në karrierën e tij, kroati Zekic ka drejtuar ekipe si Radnik, Sheriff Tiraspol, Osijek, Diosgyor dhe Slaven Belupo. Së fundmi te Belupo në 72 ndeshje trajneri kishte një mesatare prej 1.24 pikë për ndeshje.

"FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekiç. 49 vjeçari nga Kroacia, i cili do të drejtoj kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024, është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj. Në sezonin e fundit Zekiç ishte pjesë e ekipit Slaven Belupo, ndërsa përgjatë karrierës si trajner ai regjistron edhe eksperienca në drejtimin e Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir. Zekiç vjen në drejtimin e 17-të herë kampionëve të Shqipërisë për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Sot skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik", njofton Partizani.

Tanimë Partizani ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, me të kuqtë që do marrin pjesë në fazën kualifikuese të Champions League. Kampionët e Shqipërisë zëvendësojnë Colellën me Zekic dhe Marinin me Abilaliajn.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?