Xhuliano Skuka

Sport

Zyrtare/ Partizani rikthen në shtëpi Xhuliano Skukën

5 Qershor, 12:31| Përditesimi: 5 Qershor, 12:35

  • Share

Xhuliano Skukës mbase nuk i ka ecur shumë në futbollin evropian, ama në Shqipëri zgjedhja e tij e vetme mbetet Partizani. Ka qenë klubi i kuq që ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit 26-vjeçar, i cili në Superligë është një luks për cilindo ekip.

"Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës. Sulmuesi 26-vjeçar pas eksperiencës në Rumani me ekipin e Poli Iasi tashmë do të jetë pjesë e të kuqve. Skuka ka firmosur një kontratë 3-vjeçare duke konfirmuar edhe një herë se Partizani mbetet zgjedhja e vetme në Shqipëri", shkruan klubi i kuq.

I dalë nga Korabi i Peshkopisë, Skuka në verën e 2021 kaloi te Dinamos dhe pas disa muajve në janarin e 2022 u bashkua me Partizanin. 23 janari i vitit 2023 ishte deçiziv për Skukën, i cili u shit te Metz në Francë për 1.4 milionë euro. Pas disa muajve me Metz ndodhi një huazim te Maribor dhe më pas Partizani.

Skuka provoi edhe një aventurë te Penefiel në Portugali, para se në 9 shkurtin e këtij viti të firmoste për disa muaj te Poli Iasi në Rumani. Tanimë sulmuesi rikthehet te Partizani dhe do jetë një 'armë' e fortë në idetë e Skënder Gegës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?