Mladen Milinkovic, ish-trajneri i Partizanit

Sport

Zyrtare/ Partizani shkarkon trajnerin Mladen Milinkovic pas turpërimit në derbi, mësohet zëvendësuesi

7 Tetor, 08:41| Përditesimi: 7 Tetor, 09:00

  • Share

Klubi i futbollit Partizani ka konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Mladen Milinkovic, pas disfatës 0-3 në derbin e fundit kundër Tiranës dhe rezultateve të dobëta të skuadrës në kampionat. Oltijon Kërnaja do jetë provizorisht në krye të stolit të kuq. 37-vjeçari nga Bajram Curri për momentin mban postin e trajnerit të ekipit Partizani B dhe ndihmëstrajner i ekipit të parë.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinkovic. Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij”, thuhet në njoftim. Milinkovic u ul në stolin e Partizanit gjatë qershorit të këtij viti dhe e drejtori ekipin në gjashtë ndeshje të Superligës.

Katër humbjet radhazi dhe vetëm katër pikë pas gjashtë javëve të luajtura e kanë lënë Partizanin në vendin e parafundit të renditjes. Ndërkohë tre ditë më parë dha dorëheqjen edhe drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • frdi: 07/10/2025 09:19

    Nuk ka faj tranieri por fajin e ka Gaz VIÇI që e ka kthyer në biznes të ndyrë,i shiti lojtarët dhe çfardo lloj tranieri të sjelli do të humbasi se aty vetëm lojtar zorraxhi kanë mbetur....dhe ky që e mori ekipin ditët e numërusra i ka.TIFOZËT DUHET TA BOJKUTOJNË EKIPIN E TURPSHËM TË VIÇAVE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?