Klubi i futbollit Partizani ka konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Mladen Milinkovic, pas disfatës 0-3 në derbin e fundit kundër Tiranës dhe rezultateve të dobëta të skuadrës në kampionat. Oltijon Kërnaja do jetë provizorisht në krye të stolit të kuq. 37-vjeçari nga Bajram Curri për momentin mban postin e trajnerit të ekipit Partizani B dhe ndihmëstrajner i ekipit të parë.
“Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinkovic. Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij”, thuhet në njoftim. Milinkovic u ul në stolin e Partizanit gjatë qershorit të këtij viti dhe e drejtori ekipin në gjashtë ndeshje të Superligës.
Katër humbjet radhazi dhe vetëm katër pikë pas gjashtë javëve të luajtura e kanë lënë Partizanin në vendin e parafundit të renditjes. Ndërkohë tre ditë më parë dha dorëheqjen edhe drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj.
Komente

Nuk ka faj tranieri por fajin e ka Gaz VIÇI që e ka kthyer në biznes të ndyrë,i shiti lojtarët dhe çfardo lloj tranieri të sjelli do të humbasi se aty vetëm lojtar zorraxhi kanë mbetur....dhe ky që e mori ekipin ditët e numërusra i ka.TIFOZËT DUHET TA BOJKUTOJNË EKIPIN E TURPSHËM TË VIÇAVE....
Përgjigju