Sean Dyche është trajneri i ri i Everton në Premier League. 51-vjeçari ka firmosur deri në verën e 2025, me objektiv për të siguruar sa më parë mbijetesën në kampionat. Zëvendësi i Lampard është shprehur i lumtur për këtë aventurë, duke thënë se do bëjë më të mirën me klubin nga Liverpooli.
“Është një ndër të bëhem trajneri i Evertonit. Unë dhe stafi im jemi gati dhe të etur për të ndihmuar këtë klub të madh të rikthehet në rrugën e duhur. Synimi është të rikthejmë ndjenjën pozitive te skuadra dhe tifozët. Kemi nevojë për tifozët dhe për unitet brenda skuadrës. Evertoni ka kualitet, tani është detyra ime t’i bëj lojtarët të shkëlqejnë sërish”, u shpreh Dyche.
Në karrierën e tij, Dyche ka dretuar Watfordin, teksa nga 2012 deri në 2022 ka qenë trajner i Burnley në 425 ndeshje.