FRANCË - Olympique Lyon ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Paulo Fonseca si trajner i ri i tyre, duke zëvendësuar Pierre Sage, i cili u largua nga klubi në fillim të javës.
Ish- trajneri i Romës, Milanit dhe Lille ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri më 30 qershor 2027.
“Kjo zgjedhje, e bërë unanimisht nga John Textor dhe i gjithë ekipi drejtues sportiv, është pjesë e dëshirës për t'i rikthyer Olympique Lyon një ambicie të fortë, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë evropiane ”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit.
Paulo Fonseca dhe stafi i tij do të kenë për detyrë të fillojnë një cikël të ri dhe ta udhëheqin klubin në nivelin më të lartë në gjysmën e dytë të sezonit, me objektivin kryesor për të konkurruar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm .
Ai do të debutojë në krye të ekipit këtë të diel në derbin kundër Marseille. Vetëm një muaj zgjati pushimi i Fonsecas pas shkarkimit nga Milani.
? @PFonsecaCoach est notre nouvel entraîneur ! ??
— Olympique Lyonnais (@OL) January 31, 2025
Bienvenue, Paulo ! ?