Leonardo Semplici

ZYRTARE/ Prej ditësh pa trajner, klubi i Serie A zgjedh teknikun e ri

23 Shkurt 2023, 22:36| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 22:37

  • Share

Leonardo Semplici është trajneri i ri i Spezias në Serie A. 55-vjeçari nga Firenze ka pranuar të drejtojë bardhezinjtë deri në fundin e këtij sezoni dhe në rast se mbijeton në elitën e futbollit italian, kontrata rinovohet automatikisht edhe për sezonin e ri.

“Spezia njofton se ia ka besuar rolin e trajnerit në krye të ekipit të parë Leonardo Semplici-t, i cili do të drejtojë "Shqiponjat" deri në fund të sezonit në vazhdim, me zgjatje automatike deri më 30 qershor 2025 në rast shpëtimi”, njofton klubi i Serie A.

Në karrierën e gjatë, Semplici ka drejtuar skuadra si Arezzo, Pisa, Fiorentina U-19, SPAL dhe Cagliari. Prej shtatorit të 2021, trajneri ka qenë i "papunë" dhe nuk ka pasur asnjë ekip në drejtim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?