Kristal Abazaj dhe drejtori i Tiranës, Tefik Osmani

ZYRTARE/ Prezantim special dhe kontratë 1 vit e gjysmë, Tirana firmos me sulmuesin e kombëtares shqiptare

22 Janar 2023, 22:25| Përditesimi: 22 Janar 2023, 22:27

  • Share

Tirana ka gjetur akordin dhe ka firmosur për një vit e gjysmë me Kristal Abazaj. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë Istanbulspor në Turqi dhe bashkohet me kampionët në fuqi të Superligës në vendin tonë.

26-vjeçari është pezantuar ndryshe nga bardheblutë, teksa në video në formë shakaje ai nuk bie dakord me kontratën. Historia vijon dhe Abazaj është tanimë pjesë e Tiranës, duke forcuar krahët e sulmit për bardheblutë.

Duket se afrimi i Abazaj shtyn Tiranën të shesë Redon Xhixhën. Kujtojmë se Abazaj ka qenë pjesë e Luftëtarit, Skënderbeut, Anderlecht, Osijek, Kukësit dhe Istanbulspor. Me kombëtaren shqiptare Abazaj ka luajtur në dy takime.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?