FRANCË - Paris Saint Germain ka fituar titullin e Ligue I për sezonin 2023-24, kjo pas humbjes së Monaco 3-2 në Lyon këtë të diel tre javë nga fundi i sezonit. Ky është titulli i 12-të në kampionat për ekipin që këtë sezon u drejtua nga spanjolli Luis Enrique.
PSG mori një barazim befasues 3-3 kundër Le Havre të shtunën, që do të thoshte se duhet të mbështeteshin në humbjen e pikëve të Monacos së vendit të dytë këtë mbrëmje, gjë që ndodhi.
Pavarësisht nisjes jo të mirë të këtij sezoni, PSG nuk u dorëzua dhe rIkuperoi gjithçka në fazën e dytë, aty ku edhe rivalët e ndihmuan në distancë pasi gabuan shumë si Nice, Monaco apo edhe Lens. Titulli i parë për Luis Enriquen në Francë, me spanjollin që u rikthye te një titull pas sezonit 2015-2016 kur triumfonte në La Liga me Barcelonën.
Titulli i Ligue I është trofeu i dytë që PSG ka ngritur këtë sezon pas suksesit në Superkupë, teksa mbeten në garë për Ligën e Kampionëve, ku përballen me Borussia Dortmundin në një gjysmëfinale me dy ndeshje në fillim të majit dhe janë në garë në Kupën e Francës. ku do të përballen me Lyon në finale.
Ky është titulli i tretë radhazi i PSG-së, që këtë sezon ka siguruar 20 fitore, 10 barazime dhe vetëm një humbje. Champions League është i vetmi trofe që u ka shpëtuar pronarëve nga Katari, qëkur ata blenë klubin në vitin 2011.
Mbappe tani ka fituar titullin francez në gjashtë nga shtatë sezonet që kur mbërriti në klub në verën e 2017-ës. Vetëm në sezonin 2020-2021, Lille e Christophe Galtier i mposhti parisienët në kampionat me një pikë të vetme.
Renditja