Adrien Rabiot

Zyrtare/ Rabiot i thotë lamtumirë Juventusit, refuzon ofertën e rinovimit

18 Korrik, 14:31| Përditesimi: 18 Korrik, 14:32

  • Share

Adrien Rabiot nuk do të jetë më lojtar i Juventusit. Lajmi qarkullon prej disa ditësh duke pasur parasysh kontratën që skadon më 30 qershor dhe u bë zyrtar pasdrekën e sotme, në konferencën e prezantimit të trajnerit Thiago Motta.

Kjo nuk është diçka e re për të cilën Juve nuk ishte përgatitur, me mesin e fushës që është reparti ku këtë verë "Zonja" ka bërë revolucion, duke i paraprirë vendimit të Rabiot. Pas firmës me Douglas Luiz dhe Thuram, pranë është edhe Koopmeiners.

Megjithatë drejtori Cristian Giuntioli u përpoq të bindte Rabiot me një rinovim të tretë, për 7.5 milionë euro në sezon, gjë që francezi e ka refuzuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?