Sport

Barcelona B prezanton zyrtarisht Rei Manajn, klauzola e shitjes 50 milion ‎€ (VIDEO)

20 Janar 2020, 22:21| Përditesimi: 21 Janar 2020, 10:43

  • Share

FC Barcelona dhe Albacete kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit shqiptar Rei Manaj, 22 vjeç, te klubi Barça, i cili firmos deri në 30 qershor 2023.

Manaj do të ketë një klauzolë përfundimi prej 50 milion eurosh. Lojtari tashmë kaloi testet mjekësore përkatëse të Premten dhe të hënën ai nënshkroi kontratën e tij të re në Stadiumin "Johan Cruyff" me praninë e menaxherit përgjegjës për Barça B, Silvio Elias, dhe sekretarit teknik të Barça B, Jose Mari Bakero.

Kostoja e transferimit me Albacete është 700,000 euro, plus dy milion euro në varësi të performancës së tij gjatë këtyre tre viteve e gjysmë të kontratës. Lojtari do të mbajë numrin '22'.

r.k./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • nik: 20/01/2020 22:48

    nje hap gjigant MBRAPSHT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?