Daniel Ricciardo

Sport

Zyrtare/ Ricciardo 'divorcohet' me Red Bull, do të pilotojë makinën Renault

3 Gusht 2018, 15:15| Përditesimi: 3 Gusht 2018, 15:36

  • Share

Piloti Daniel Ricciardo nuk do të garojë me Red Bull sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra austriake.

Ky është një vendim i pilotit që e respektojmë, ndaj i urojmë më të mirën në të ardhmen. E falënderojmë Danielin për impenjimin e tij në gjithë këto vite, që nga debutimi në Formula 1 në vitin 2014, për 7 fitoret dhe 29 rastet kur është ngjitur në podium.

Red Bull

Një vendim i tillë pritej prej ditësh pasi Ricciardo ende nuk kishte vendosur mbi “fatin” e tij. Australiani do të garojë me makinën Renault sezonin e ardhshëm.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?