Bekim Balaj në prezantim

ZYRTARE/ Rikthim në shtëpi! Bekim Balaj bashkohet me Vllazninë pas 13 vitesh

14 Janar 2023, 18:46| Përditesimi: 14 Janar 2023, 18:51

  • Share

Bekim Balaj është një futbollist i Vllaznisë. Klubi shkodran ka afruar për tre sezonet që vijnë sulmuesin 32 vjeçar që është produkt i akademisë së Vllaznisë. Sulmuesi i Kombëtares ka luajtur në 2010 me kuqeblutë, teksa pas 13 vitesh dhe një eksperience të madhe jashtë vendit, zgjedh të rikthehet në shtëpi. Shkodrani pritet t'i japë më shumë cilësi skuadrës së vendlindjes. Për sulmuesin kishte interes të lartë edhe nga Tirana dhe Partizani, me Balaj që në fund ka zgjedhur zemrën.

"Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj", njofton Vllaznia.

Balaj në karrierën e tij ka luajtur me klube si Vllaznia, Tirana, Sparta Praga, Jagiellonia, Slavia Praga, Rijeka, Terek dhe Akhmat Grozny, Sturm Graz, Nizhni Novgorod, Boluspor dhe Ankara Keciorengucu. 32 vjeçari shkodran ka luajtur 49 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola me kombëtaren shqiptare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?