Khephren Thuram është lojtari më i ri i Juventusit. Njoftimi për mesfushorin vjen nga klubi bardhezi.
"Lëvizja e përhershme te Juventus e Khephren Thuram nga OGC Nice është zyrtare, mesfushori i lindur në 2001 ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare deri më 30 qershor 2029", njoftojnë bardhezinjtë.
Mesfushori do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Thiago Motta, teksa lojtari francez nuk do të marrë pjesë në ekipin e futbollit të Lojërave Olimpike, diçka që e konfirmoi edhe trajneri i Francës në këtë event, Thierry Henry.
Khepren është i biri i legjendës së Juves, Lillian Thuram. Kujtojmë se djali tjetër i Lillian, Marcus luan për Interin. Një derbi edhe brenda familjes.