Roberto Mancini nuk është më trajneri i Arabisë Saudite në futboll. "Bordi Drejtues i Federatës Saudite të Futbollit dhe trajneri i kombëtares Roberto Mancini arritën një marrëveshje të përbashkët e cila parashikon përfundimin e marrëdhënies kontraktuale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Mancini u emërua në këtë post në gusht të vitit 2023 dhe gjatë qëndrimit të tij, ai udhëhoqi ekipin në 18 ndeshje, me një rekord prej 7 fitoreve, 5 barazimeve dhe 6 humbjeve.
Siç raporton ‘Il Messaggero’, Mancini dhe bashkëpunëtorët e tij kanë marrë një shumë prej 15 deri në 20 milionë euro për të nënshkruar marrëveshjen e zgjidhjes së kontratës.
Një nga emrat që pëlqehet për të marrë drejtimin e përfaqësueses është Zinedin Zidan. Por federata ka kontaktuar edhe me argjentinasin Ramon Diaz dhe francezin Hervé Renard.