Rocco Vata, fantazisti 19-vjeçar i Watford i ka thënë përfundimisht "jo" kombëtares së Shqipërisë dhe ka pranuar ftesën e ekipit A të Irlandës.
Disa ditë më parë shqiptarja.com dhe Report Tv bëri me dije se Vata kishte një ftesë për të qenë pjesë e Irlandës A, teksa edhe Shqipëria U-21 dërgoi një ftesë në drejtim të futbollistit.
Tanimë nuk ka më dyshime dhe Rocco, i biri i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, i ka thënë 'po' Irlandës. Gjithçka është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Irlandës dhe trajneri Heimir Hallgrímsson.
Për herë të parë Vata do jetë pjesë e Irlandës në ekipin e parë dhe duket se do marrë minuta në play-off e Ligës së Kombeve, me Irlandën që luan kundër Bullgarisë.
Nëse Rocco merr qoftë edhe një sekondë në fushë, shanset e tij për të zgjedhur më pas Shqipërinë janë zero. Deri më tani Vata ka luajtur me moshat e Irlandës, nga U-15 deri te U-21.
Receiving their first ever senior Ireland call-ups
— Ireland Football ⚽️?? (@IrelandFootball) March 13, 2025
Introducing Rocco Vata & James Abankwah ?? pic.twitter.com/XV7LQ2UkWK
Komente

Suksese ! Me rendesi ka shenimi sa me shume golave jemi ne boten moderne , mendoj qe Roko do jete ne World Cup 2026 si lojtar
PërgjigjuRast tipik qe verteton thenien e mencur te popullit, per inat te sime vjehrre, vete fle me millonain. Baba Vata ka te drejte te kete qejfmbetjet e tij me federaten, sic ishte. Plot trainere te mire Erdhem dhe iken se nuk merreshin vesh me dallaveraxhinje e saj. Viktime e kohes. Po, djali Vata nuk ka perse te jete viktime e atij perceptimi. Nuk hidhet gur i zi pas kur largohesh nga atdheu. Pastaj, po qe se gjendet ne bote nhe federate qe funksionon 100% pa presione te faktoteve te jasht, ju lutem me thoni, qe ta si. Nuk duhet te kaloje proven e virgjereshes FSHF qe nje shqiptar emigrant i brezit te dyte, ne kushtet e sotme, te luaje me shqipen dykrenore ne gjoks.
PërgjigjuRidi vata Rudi
AI QE BERI TE ATIN BUKESHKALE
Përgjigju