Zyrtare, Koeman merr drejtimin e Barcelonës

19 Gusht 2020, 11:42| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 13:07

  • Share

Tashmë është edhe zyrtare. Ronald Kuman është trajneri i ri i Barcelonës. 57 vjeçari holandez rikthehet në shtëpinë e tij dhe firmos një kontratë 2-vjeçare deri më 30 qershor të vitit 2022.

Kuman ka prishur kontratën që kishte me Federatën holandeze si trajner i tulipanëve dhe zëvendëson në pankinën e katalanasve të shkarkuarin Kike Setein. Kuman përmbush një nga ëndrrat e jetës së tij: të drejtojë ekipin me të cilin triumfoi si futbollist. 

Holandezi ka drejtuar disa ekipe ndërsa detyra e tij është të ringrejë Barcelonën në një moment kur sipas mediave edhe Leo Messi do të largohet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?