Samuele Ricci

Sport

Zyrtare/ Samuele Ricci transferohet te Milani, do të mbajë fanellën me numrin 4 (Detajet)

4 Korrik, 13:31| Përditesimi: 4 Korrik, 13:33

  • Share

Milani ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit italian Samuele Ricci nga Torino, në një marrëveshje që e lidh atë me klubin kuqezi deri në verën e vitit 2029, me opsion për zgjatje deri në qershor 2030.

Ricci, i cili mbush 24 vjeç muajin tjetër, ishte një nga objektivat afatgjatë të drejtuesve të Milanit dhe një emër i përfolur prej kohësh në merkato. Interes për të kishin shfaqur edhe klube si Manchester City dhe Napoli, por Milani fitoi garën për shërbimet e tij këtë verë.

Sipas raportimeve, marrëveshja u mbyll për një shifër totale prej 25 milionë eurosh, ku 23 milionë janë pagesë fikse dhe 2 milionë të tjera të lidhura me bonuse të ndryshme.

Lojtari kreu vizitat mjekësore dhe nënshkroi kontratën me klubin në ambientet e 'Casa Milan', ku dha edhe deklaratën e parë si kuqezi: “Jam shumë i lumtur, Forza Milan”, tha ai shkurtimisht para gazetarëve teksa largohej nga selia e klubit.

Ricci pritet të marrë një rol kyç në mesfushën e Milanit për sezonin e ri dhe do të mbajë fanellën me numër 4, një numër me shumë peshë historike në klubin milanez.

Me 10 paraqitje me kombëtaren italiane dhe përvojë në Serie A që nga koha me Empolin e më pas me Torinon, Ricci shihet si një përforcim strategjik për projektin e Milanit nën drejtimin e trajnerit të ri Allegri. Ky është afrimi i parë i Igli Tares si drejtor sportiv i kuqezinjve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?