Drejtuesit e rinj dhe të vjetër të Palermos

Zyrtare/ Sheikët e Manchester City-t blejnë Palermon në Itali, drejtori: Ta rrisim klubin brenda dhe jashtë fushe

4 Korrik 2022, 13:01| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 13:03

  • Share

Sheikët e Manchester City-t janë bërë pronarë të rinj të klubit të Palermos, që sezonin e ri do e nisë nga Seria B.

Vetë klubi italian ka zyrtarizuar ditën e sotme marrëveshjen me ‘City-Group’ që ka për president sheikun Mansur. Ky i fundit ka blerë Palermo-n për 13 milionë euro, ndërsa ish-presidenti Dario Mirri do vijojë të mbajë 20% të aksioneve.

Në 2019 Palermo shpalli falimentimin, ndërsa tani një dritë e madhe shprese është shfaqur. Mbetet për t’u parë se kush janë synimet e ‘City-Group’, pasi me Palermon shkojnë në 12 klubet që zotërojnë. Disa prej tyre përveç Manchester City-t janë Melbourne City FC, Neë York City FC dhe Yokahama Marinos në Japoni.

Ferran Soriano, shefi ekzekutiv i City Football Group, tha: “Palermo është një klub i madh, historik dhe me një identitet të fortë dhe krenar.

Ne do të punojmë me Dario Mirrin për të vazhduar punën e tij të jashtëzakonshme për të rritur Palermon në mënyrë të qëndrueshme gjatë viteve në vijim. Ky është një klub shumë i veçantë dhe roli ynë do jetë t'i shtojmë vlera të gjitha gjërave që e bëjnë atë kaq të veçantë dhe të përmirësojmë në mënyrë të qëndrueshme performancën, brenda dhe jashtë fushës, duke përdorur përvojën dhe njohuritë tona.

Italia është një nga vendet më emocionuese dhe pasionante të futbollit në botë, me një histori të pasur të suksesit të ekipit kombëtar dhe klubeve, tifozëve të pasionuar dhe një histori të futbollistëve fantastikë. Jemi të kënaqur që City Football Group ka shtrirë praninë e tij në Itali.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?