Sherif Kallaku prezantohet te Vllaznia

Sport

Zyrtare/ 'Sherif' i ri në Shkodër, Kallaku firmos me Vllazninë deri në vitin 2027

9 Gusht, 10:07| Përditesimi: 9 Gusht, 10:10

  • Share

SHKODËR - Vllaznia vazhdon të jetë aktive në merkato, duke zyrtarizuar të premte afrimin e mesfushorit Sherif Kallaku. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi shkodran, i cili bëri të ditur se lojtari ka firmosur një kontratë dy vjeçare, që do ta mbajë në 'Loro Boriçi' deri në verën e vitit 2027.

Kallaku rikthehet në Superligë si një nga dëshirat kryesore të trajnerit Edi Martini, me të cilin ka punuar edhe më parë. Mesfushori 26-vjeçar është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi më parë ka luajtur për skuadra si Laçi, Teuta, Tirana dhe Partizani, duke lënë gjurmë me paraqitjet e tij.

 "KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Sherif Kallaku për të qenë pjesë e skuadrës tonë deri në vitin 2027. Lojtari ndërkohë pasditen e sotme (djeshme) ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me ekipin duke u vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu, Sherif!", njofton Vllaznia.

Pas Lirim Kastratit, ky është përforcimi i radhës për Vllazninë, që synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri, me ambicie të qarta për titull kampion që mungon prej sezonit 2000-2001.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do 'ripushtohen' sërish?