Franco Mastantuono

Sport

Zyrtare/ Shihet si 'Messi i ri', Real Madrid paguan 60 milionë euro për 17-vjeçarin Mastantuono

13 Qershor, 15:50| Përditesimi: 13 Qershor, 15:56

  • Share

Real Madrid ka bërë një goditje të madhe në merkato. "Galaktikët" kanë zyrtarizuar firmën me Franco Mastantuono, fantazistin 17-vjeçar që luante me River Plate dhe që shumë e cilësojnë si "Messin e ri".

Mesfushori me tipare sulmuese do t’i kushtojë Real Madridit 45 milionë euro, sipas mediave spanjolle, ndërsa raportet argjentinase sugjerojnë se çmimi mund të jetë deri në 60 milionë euro. Mastantuono do të luajë në Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara këtë verë me River Plate përpara se të transferohet në kryeqytetin spanjoll.

“Mastantuono do të jetë lojtar në klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, nga 14 gushti 2025 deri më 30 qershor 2031”, treguan 'Los Blancos' në një deklaratë.

Në moshën 17-vjeçare ai është gjithashtu lojtari më i ri që ka luajtur një ndeshje zyrtare për ekipin kombëtar të Argjentinës në historinë e saj. Mesfushori ka dalë nga akademia e River Plate dhe bëri debutimin e tij me ekipin e parë në janar 2024.

Ai është blerja e tretë e Real Madridit këtë verë, pas Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli dhe Dean Huijsen nga Bournemouth. Real Madridi gjithashtu emëroi Xabi Alonson si trajnerin e tyre të ri për të zëvendësuar Carlo Ancelottin, pasi dështoi të fitonte një trofe të madh këtë sezon.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 13/06/2025 16:29

    Nuk njeli gabel pa u krahosu me messin por asnje sbohet si Leo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?