Robert Lili dhe Bledar Skënderi

Zyrtare/ Shkarkohet kreu i AKU, Robert Lili, e zëvendëson Bledar Skënderi

7 Tetor 2020, 12:39| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 13:22

  • Share

TIRANË- Siç Report Tv e kishte bërë me dije më herët, Bledar Skënderi është emëruar në krye të Autoritet Kombëtarët të Ushqimit. Sot emërimi i tij është zyrtare.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Skënderi zëvendëson në këtë post Robert Lilin. Ky i fundit do vijojë angazhimin brenda strukturave të Ministrisë së Bujqësisë.

Me emërimin në krye të këtij institucioni të rëndësishëm, Skënderi do duhet të heqë dorë nga kandidatura për anëtarë të KQZ-së së re.

Kujtojmë që më herët, Skënderi ka mbajtur postin e Zëvendësdrejtorit të ALUIZNI-t, të Burgjeve, si dhe jurist në Komunën Dajt.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?