Stavri Nica

Zyrtare/ Shkarkuan Hallaçin, Kukësi rikthen pas një jave në Superligë Stavri Nicën

4 Shtator 2023, 14:08| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 14:11

  • Share

Një javë më parë e shkarkuan nga Laçi, por Stavri Nica rikthehet sërish në krye të një ekipi të Superligës në futboll. Trajneri 69-vjeçar ka gjetur akordin dhe do jetë pjesë e Kukësit për vijimin e sezonit. Paraditen e sotme verilindorët njoftuan shkarkimin e Rraman Hallaçit pas dy humbjeve, ndërsa zëvendësuesi i tij nuk ka vonuar.

"Mirësevjen Stavri Nica! Klubi i Kukësit njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Stavri Nica! Trajneri do fillojë menjëherë stërvitjen me ekipin për përgatitjen e ndeshjes së ardhshme kundër FC Dinamo City! I urojmë suksese trajnerit në pankinën e ekipit tonë", njofton Kukësi.

Nica është një emër i njohur në Superligë, teksa për vite me radhë ka drejtuar Laçin, Erzenin, Besëlidhjen apo edhe Devollin dhe Kastriotin. Trajneri korçar u shkarkua një javë më parë nga pankina e Laçit, kjo pas barazimit 3-3 me Erzenin në shtëpi, në ndeshjen debutuese të sezonit.

Traneri u ul në stolin e bardhezinjve sezonin e shkuar si trajner kujdestar, duke ia dalë t'i shpëtojë sezonin laçianëve në nëntë ndeshje. Tanimë ai ka nisur punën te Kukësi, në përgatitje të javës së tretë të Superligës kundër Dinamo City.

Njoftimi i Kukësit

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?