Egnatia shkarkoi dje Shpëtim Duron dhe ka rikthyer në stol Edlir Tetovën. Ka qenë klubi rrogozhinas që ka konfirmuar se 39-vjeçari do jetë në krye të skuadrës, teksa mbante postin e drejtorit sportiv.
"Edlir Tetova rikthehet në krye të drejtimit të ekipit. Gjatë seancës së sotme, ekipi ka kryer seancën e rradhës stërvitore në prag të ndeshjes kundër Partizanit e planifikuar për ditën e hënë në orën 19:00", njofton Egnatia.
Tetova u ul në stolin e rrogozhinasve në qershorin e 2022, për t'u larguar katër muaj më vonë. Eksperienca te Lushnja zgjati pak, teksa u rikthye sërish te Egnatia në një post tjetër. Tanimë pas largimit të Duros, presidenti Demrozi e ka emëruar sërish në krye të skuadrës.