Sport

ZYRTARE/ Shkëlqeu në Botërorin e Katarit, Liverpool merr yllin e Holandës për 42 milionë euro

27 Dhjetor 2022, 10:25| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 14:51

  • Share

PSV Eindhoven në Holandë njoftoi se Cody Gakpo do jetë afrimi më i ri i Liverpool. Klubi holandez do përfitojë 42 milionë euro nga 23 vjeçari, me sulmuesin anësor që ishte zbulimi i "Katar 2022". Shkëlqimi me Holandën bëri që Gakpo të bënte kapërcimin e madh për në futbollin e Premier League.

Me kontratë deri në 2026 dhe i dalë nga moshat e PSV, klubi nga Eindhoven "mbush arkat" duke shitur një nga lojtarët më të mirë që ka pasur në dispozicion.

"PSV dhe Liverpool kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Cody Gakpo. Sulmuesi 23-vjeçar do të niset menjëherë drejt Anglisë ku do t'i nënshtrohet formaliteteve të nevojshme përpara përfundimit të transferimit", njofton PSV në një komunikim.

S.Dh/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?