Etrit Berisha

Sport

Zyrtare/ Shkëlqimi i Etrit Berishës, FC Hacken i rinovon kontratën deri në vitin 2027

2 Gusht, 14:26| Përditesimi: 2 Gusht, 14:28

  • Share

Etrit Berisha po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij në Suedi. Transferimi te FC Hacken, në muajin prill të këtij viti, rezultoi lëvizja e duhur për portierin shqiptar, i cili është shndërruar në një figurë kyçe për ekipin, edhe me gola të shënuar.

Berisha ishte protagonist absolut në suksesin e Hacken në turin e dytë të Europa League, ku skuadra suedeze eliminoi Anderlechtin pas një serie dramatike penalltish. Ish portieri i Kombëtares shkëlqeu duke pritur një penallti dhe duke shënuar një tjetër, për të udhëhequr skuadrën drejt kualifikimit.

Forma e tij mbresëlënëse nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e klubit. Hacken ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Berishën, duke e lidhur me klubin deri në verën e vitit 2027. Një shpërblim i merituar për paraqitjet e tij në portë.

"Kemi bërë shumë gjëra të mira gjatë muajve që kam qenë këtu. Kemi një ekip që ka potencial të mirë dhe mund të bëjë edhe më mirë në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ndihem mirë të zgjas kontratën. Kur erdha, u habita sa mirë është gjithçka këtu; qendra stërvitore, lojtarët dhe drejtuesit", tha Etrit Berisha.

Me formën e mirë të treguar, Berisha duket se i ka dhënë edhe një sinjal Sylvinhos për një rikthim në Kombëtare. 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?