Orges Shehi, ish-trajneri i Tiranës

Zyrtare/ Shkëndija shkarkon trajnerin, Orges Shehi në 'pole' për kuqezinjtë

12 Dhjetor 2023, 20:16
  • Share

TETOVË - Vetëm pesë muaj dhe 20 ndeshje në stolin e Shkëndijës së Tetovës zgjati aventura e trajnerit Ardian Nuhiu. Ish-i i Dritës u shkarkua sot nga kuqezinjtë pas humbjes së fundit dhe vendit të tretë në kampionat.

"Klubi i Futbollit Shkëndija përmes kësaj komunikate njofton opinionin publik se, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe dialogut të hapur, ka arritur në një marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu. Ndajmë këtë vendim me bindjen se, në këtë moment, e rëndësishme është të bëhen ndryshime që do të sjellin një frymë të re dhe një drejtim të ri për ekipin tonë. Jemi mirënjohës ndaj trajnerit Nuhiu dhe stafit të tij për kontributin e dhënë për sakohë ishin pjesë e jona, duke u uruar suksese në të ardhmen e tyre profesionale", njofton klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Tanimë mes emrave që përfliten për të marrë stolin e Shkëndijës është edhe ai i Orges Shehit. Ish-trajneri i Tiranës është në gjyq me bardheblutë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF dhe kërkon "liri" për të firmosur me klube të tjera duke mos qenë më "peng" i ish-klubit të tij.

Kujtojmë se edhe gjatë verës Shkëndija ishte në kontakte me Shehin, ndërkohë që trajneri Durrsak rinovoi asokohe me Tiranën.

Ardian Nuhiu

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?