Emmanuel Egbo

Zyrtare/ Shpalli Tiranën kampione, Emmanuel Egbo rikthehet si trajner në Superligë

3 Korrik, 18:32| Përditesimi: 3 Korrik, 18:38

  • Share

Bylis ka njoftuar se Emmanuel Egbo është trajneri i ri që do drejtojë ekipin në Superligë. Arian Bellai tanimë është larguar nga Ballshi dhe Bylis i beson një emri që më parë ka mbrojtur portën e mallakastriotëve dhe ka qenë pjesë e stafit të ekipit.

"Emanuel Egbo rikthehet ne familje! FK BYLIS zyrtarizon trajnerin e ri, per Superioren, te mirenjohurin Emanuel Egbo, qe ka qene pjese e familjes bardhekuqe si portier dhe trajner", njofton Bylis.

Egbo sezonin e fundit ishte trajneri i Prishtinës në Kosovë, teksa rikthehet në Superligën shqiptare pasi në sezonin 2019-20 u shpall kampion me Tiranën. Pasi la futbollin, nigeriani që ka më shumë se 20 vite në Shqipëri, e nisi karrierën e trajnerit te Bylis, për të vijuar më pas te Tirana, Ohod Club në Arabi dhe më pas Prishtina.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?